Maduro: Biseda telefonike me Trump, e përzemërt dhe respektuese

nga D. V.

Udhëheqësi autoritar venezuelian, Nicolas Maduro komentoi dje, për herë të parë, për bisedën e tij të fundit telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke e përshkruar atë si të respektueshme dhe të përzemërt.

“Mora një telefonatë dhe bisedova me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump”, tha Maduro në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Maduro tha se biseda ishte zhvilluar “me një ton respekti” dhe shprehu shpresën se mund të jetë një hap drejt një dialogu respektues midis dy vendeve, të cilat nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 2019.

“Dialogu është i mirëpritur, diplomacia është e mirëpritur sepse ne gjithmonë do të kërkojmë paqe,” tha Maduro.

Trump konfirmoi të dielën raportet se kishte biseduar së fundmi me Maduro në telefon, por nuk zbuloi asnjë detaj.

“Nuk do të thoja se shkoi mirë apo keq. Ishte një telefonatë”, tha Trump.

Administrata Trump, në muajt e fundit ka shtuar retorikën dhe masat kundër Venezuelës, ndërsa Uashingtoni ka akuzuar Karakasin për transportimin e lëndëve narkotike vdekjeprurëse në SHBA.

SHBA-ja ka grumbulluar trupa shtesë në Karaibe dhe ka dislokuar në rajon aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, “USS Gerald R Ford”.

Trump tha gjithashtu se ka autorizuar operacione të fshehta nga CIA në Venezuelë.

“Që nga shtatori, ushtria amerikane ka qëlluar vazhdimisht ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe, duke vrarë më shumë se 80 persona”, sipas shifrave amerikane.

Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë paralajmëruar se sulmet mund të jenë një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Venezuela akuzon Uashingtonin se po kërkon të sjellë ndryshim regjimi atje. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More