Trump: Të hapur për publikimin e videos së sulmit të dytë ndaj anijes venezueliane

nga D. V.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha dje në mbrëmje se është i hapur për publikimin e videos së një sulmi të dytë amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për transport të lëndëve narkotike në Karaibe në shtator, i cili thuhet se shkaktoi vdekjen e dy të mbijetuarve.

“Nuk e di se çfarë kanë, por çfarëdo që të kenë, ne me siguri do ta publikonim, pa problem”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë presidenti Trump kur u pyet nëse Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të publikonte videon e sulmit.

Më 2 shtator, ushtria amerikane goditi një anije venezueliane të dyshuar për kontrabandë droge.

Pak më vonë, sipas raporteve të pakonfirmuara amerikane, ushtria vrau dy të mbijetuar në një sulm të dytë ndaj anijes. Në total, u vranë 11 persona gjatë operacionit.

Sipas ekspertëve, sulmi i dytë mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar.

“Washington Post” raportoi se dy personat ishin kapur pas rrënojave kur u sulmuan sërish dhe nuk kishin paraqitur asnjë kërcënim të menjëhershëm.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth mohoi përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për sulmin e dytë të kryer të martën.

Hegseth tha më vonë se Admirali Frank Bradley, i cili ishte në krye të operacionit, kishte fundosur anijen dhe eliminuar kërcënimin.

Sekretari i Mbrojtjes theksoi se Bradley kishte autoritetin e plotë për ta bërë këtë dhe se kishte marrë vendimin e duhur.

“New York Times” raportoi se një nga të mbijetuarit kishte kërkuar ndihmë me radio. Bradley më pas urdhëroi sulmin e dytë, në të cilin të dy të mbijetuarit u vranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More