Maksimi e din se nuk është faktor që pyetet për flamurin shqiptar, vetëm mundohet t’i përfiton votuesit e Levicës?

nga I Z

Shkup, 2 korrik– Maksim Dimitrievski në pyetjen provokuese të drejtorit të Kanal 5 në emisionin e tij tha se ai do dilte nga Qeveria nëse edhe njëherë ministrat e VLEN në kabinet Qeveritar mbajnë flamurin shqiptar.

“Javën e kaluar në Qeveri ulen Izet Mexhiti i cili nuk është ligjërisht por “xhentellmenski” zv/kryeministër i ka mbledhur ministrat në koordinim në Qeveri duke vendosur flamurin shqiptar aty, edhe pse ska pasur asnjë zyrtar nga Shqipëria por vetëm qytetar tanë nga Maqedonia. Pra më trego ti tani si do reagoje në këtë akt i cili për mua ësht klasik politik dhe uzurpim i sistemit” ishte pyetja e drejtorit të Kanal 5.

”Do reagoja njejtë si reagova me kryeparlamentarin Xhaferi edhe pse nuk e kemi kapur atë moment por ja pra them nëse vazhdon flamuri shqiptar të qëndroj aty edhe njëher ne nuk do jemi pjesë e Qeverisë, do dalim nga Qeveria”, tha Maksim Dimitrievski.

Opinioni menjëherë ka filluat ta parashtrojë pyetjen “Ç’ne Maksim Dimitrievski me flamurin shqiptar”, kur ai nuk pyetet as për vendosjen as për heqjen e flamurit shqiptar, shkruan Zhurnal. Ai është një figurë margjinale, kurse zgjedhjet e fundit treguan se nuk din të luaj në ligën e parë politike. Brenda dy javëve, mes rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, Dimitrievski humbi aq shumë vota, sa që mbeti pas Levicës së Apasievit. Në zgjedhje presidenciale ishte plus 12 mijë, në zgjedhjet parlamentare doli minus 12 mijë vota në krahasim me Levicën.

Reagimi i tij tani duket rezultat i frustrimit nga humbja prej Apasievit dhe është me shpresë se duke kundërshtuar flamurin shqiptar, do të mund ta tejkalojë Levicën. Ai e ka kot, sepse këto improvizime nuk kalojnë tek votuesit dhe këtë do ta vërejë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Është interesant se reagimi i Dimitrievskit kundër flamurit shqiptar vjen në kohën kur qarqet proserbe në Shkup po shprehin frustrimin e tyre që edhe shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit treguan se mund të bëjnë ndryshime demokratike poltike dhebpo bëjnë çmos të na e rikthejnë “monizmin” 22 vjeçar.

Bëhet fjalë për qarqe proserbe që punonin natë e ditë që ndryshime demokratike të ndodhin te të gjitha komunitetet tjera etnike, por jo edhe te shqiptarët, me qëllim që t”i dëshmojnë teoritë e tyre shekullore se shqiptarët nuk kanë kapacitete shtetëformuese demokratike dhe si të tillë duhet të menaxhohen nga Serbia. A përputhet deklarata e Dimitrievskit me këto tendenca do të vërehet së shpejti, shkruan Zhurnal.

Por ndoshta duhet pritur kohë pas kohe prej tij që të bëjë tentime të ngjashme për te ndihmuar rikthimin në pushtet të forcave të vjetra, si shenjë falënderimi ndaj tyre që sollën ligj me të cilin e lanë Kumanovën pa flamur./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More