Malaj prezanton Aktin Normativ për Buxhetin 2025: Prioritet mbështetja sociale dhe rialokimet fiskale

nga L. M

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka paraqitur në Komisionin e Ligjeve Aktin Normativ Nr.11 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2024 ‘Për buxhetin e vitit 2025, i ndryshuar’”, duke theksuar se ky akt është hartuar si domosdoshmëri për të reflektuar ndryshimet e nevojshme në buxhetin e vitit 2025.

Në hapje të fjalës së tij, Malaj theksoi se ndërhyrjet synojnë mbështetjen e shtresave më në nevojë, garantimin e skemës së pensioneve, rialokimin e kursimeve drejt programeve me performancë më të lartë dhe shpërndarjen e brendshme të fondeve me efekt neutral në deficitin buxhetor.

Sipas tij, ndryshimet janë të domosdoshme për të adresuar nevoja sociale urgjente dhe për të optimizuar zbatimin e programeve publike.

Akti synon transferimin e fondeve të papërdorura gjatë vitit 2025 në një llogari të posaçme pranë Bankës së Shqipërisë për mbështetjen e skemës së pensioneve, mbështetjen e familjeve në nevojë, personave me aftësi të kufizuara dhe kujdestarëve të tyre, si dhe rialokimin e kursimeve drejt programeve me performancë më të lartë. Qeveria parashikon që të paktën 150 milionë euro të kalojnë në këtë llogari.

Nga aspekti makroekonomik, Malaj theksoi se ekonomia u rrit me 4% në 2024 dhe parashikimi për 2025 është 3.9%. Borxhi publik pritet të qëndrojë nën 54% të PBB-së në fund të 2025, niveli më i ulët që nga viti 2010. Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet shënuan rritje të ndjeshme, me realizim afërsisht 99.6% të planit vjetor.

Çështjet kryesore të Aktit Normativ

Në kuadër të shpenzimeve, totali mbetet i pandryshuar, ndryshimet janë kryesisht rialokime neutrale për deficitin buxhetor. Midis masave kryesore janë: bonus fundviti 15,000 lekë për 148,500 përfitues të Ndihmës Ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara (shuma totale rreth 2.23 miliardë lekë); financim shtesë për fermerët (2 miliardë lekë) duke çuar mbështetjen totale në 6.4 miliardë lekë; dhe 1.76 miliardë lekë për furnizime medikamentesh në QSUT dhe spitale të tjera.

Në kuadër të mbështetjes sociale, është miratuar një bonus fundviti prej 15,000 lekësh për 148,500 përfitues të Ndihmës Ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, me efekt buxhetor 2.23 miliardë lekë. Skema e pensioneve do të forcohet përmes transferimit të fondeve të papërdorura nga ministritë dhe institucionet buxhetore në një llogari të posaçme pranë Bankës së Shqipërisë, me vlerë minimale të parashikuar prej 150 milionë euro. Fermerët përfitojnë një financim shtesë prej 2 miliardë lekësh, duke e çuar fondin total në 6.4 miliardë lekë, ndërsa shëndetësia merr 1.76 miliardë lekë për furnizimin me medikamente në QSUT dhe spitale të tjera. Policia e Shtetit përfiton 1.3 miliardë lekë për kompensim ushqimor, orë jashtë orarit dhe dieta, si dhe për shlyerjen e detyrimeve të IKMT.

Turizmi, kultura dhe sporti marrin 847 milionë lekë për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, ndërsa transporti përfiton 5.8 miliardë lekë për projekte rrugore, 4 miliardë lekë për transportin ajror dhe 508 milionë lekë për ujësjellës-kanalizime.

Drejtësia përfiton 200 milionë lekë për projektin e Institutit të të Miturve në Konflikt me Ligjin, ndërsa diplomacia shqiptare forcohet me 551 milionë lekë për blerjen e selisë diplomatike në Londër, një investim afatgjatë që ul kostot e qerasë dhe rrit praninë ndërkombëtare të vendit.

/rtsh.al/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More