Shkup, 18 dhjetor – Sot, në ambientet e Presidencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u nda çmimi për 11 kompanitë më të suksesshme për vitin 2025, ku mes tyre u rendit edhe Maliqi Group, e përfaqësuar nga Alban Maliqi.
Ky vlerësim përbën një njohje të rëndësishme institucionale për punën e palodhur, vizionin afatgjatë dhe përkushtimin profesional të treguar ndër vite nga kompania, si dhe për kontributin e saj në zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrjen e suksesshme.
Alban Maliqi theksoi se ky çmim është fryt i përpjekjeve të përbashkëta të gjithë ekipit të Maliqi Group, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe partnerët që çdo ditë kontribuojnë në këtë sukses.
Ky çmim është një motivim shtesë për vazhdimin e projekteve të reja dhe forcimin e mëtejshëm të pozitës së kompanisë në treg.