Mandati i deputetit Vullnet Sinaj, Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren

nga D V

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar sot me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali ku kërkon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet në lidhje me mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj.

Në shkresën zyrtare drejtuar Kryetares së Kuvendit, Bardhi kujton se në datë 8 gusht 2024, jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar “Ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj” dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj.

“Ky mocion nisi shqyrtimin në mbledhjet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, duke zhvilluar 2 mbledhje, por nga data 18 shtator 2024, Kryetarja e Kuvendit nuk ka thirrur më mbledhje të këtij Këshilli, duke penguar vijimin e procedurës parlamentare dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, “ky pengim përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit”.

“Gjithashtu është një cënim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në këto kushte, kërkojmë: (i) Të thërrisni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për vijimin e shqyrtimit të mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit. Po ashtu kërkojmë përfshirjen në rendin e ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, shkruan Bardhi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More