Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

nga Xh M

Skënder Bublaku, ekspert i ujërave, ka folur lidhur me rritjen e nivelit të manganit në liqenin e Badocit, i cili furnizon një pjesë të Prishtinës me ujë.

Ai theksoi se kjo rritje ndikon në cilësinë e ujit, duke pamundësuar përdorimin e tij për përgatitjen e ushqimit dhe konsum të përditshëm në disa zona.

Sipas Bublakut, mangani ka qenë prezent edhe në të kaluarën, por vlerat e tij ishin më të ulëta dhe periudha e shfaqjes më e shkurtër.

Këtë vit, fenomeni është shfaqur përsëri, veçanërisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe temperaturave. Përveç ndikimit natyror, ai thekson edhe faktin se liqeni është mbi 65 vjet i vjetër dhe fenomeni i sedimentimit të materialeve të ndryshme kontribuon në përkeqësimin e cilësisë së ujit.

Bublaku sugjeron dy zgjidhje për këtë problem.

Së pari, ndërtimi i një strukture që mundëson marrjen e ujit në nivele të ndryshme të liqenit, pasi aktualisht uji merret nga thellësi të ulëta, ku cilësia e tij është më e dobët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More