Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e të gjithë etnive për festat e fundvitit nga veriu i Mitrovicës.
Osmani po ashtu ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Osmani ka falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre, derisa gjatë vizitës është shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.
E para e vendit ka uruar qytetarët e të gjitha etnive për festat e fundvitit.
“Shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha etnive për festat e fundvitit duke iu dëshiruar të gjithëve shëndet dhe prosperitet me shpresën që viti 2025 do t’i sjell të gjitha të mirat për shtetin tonë”, tha Osmani.
Në kuadër të kësaj vizite të fundvitit, presidentja Osmani ka shfrytëzuar rastin të shpërndajë dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës.