Shkup, 6 qershor – Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva në emisionin Click Plus ka komentuar edhe zhvillimet në Klinikën e Toksikologjisë. Manoleva shtoi se Klinika e Toksikologjisë duhet të ketë dy drejtorë.
“Klinika duhet të ketë dy drejtorë dhe mendimi im personal është që nuk duhet të funksionojë pa drejtor mjekësor. Nuk pajtohem me mënyrën e menaxhimit dhe për këtë kam në plan të vizitoj Klinikën dhe të propozoj emërimin e drejtorit mjekësor”, tha Manoleva.