Manoleva urdhëron inspektim në Klinikën e Fëmijëve dhe atë të Manastirit

nga Xh M

Shkup, 19 qershor – Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva gjatë ditës së sotme ka dërguar urdhër deri tek Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) që menjëherë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në spitalin klinik – Manastir dhe në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, gjatë mjekimit dhe trajtimit të lehonave dhe foshnjës së porsalindur. Kjo thuhet në kumtesën e dërguar pasdite deri tek mediat nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Deri më tani, nuk ka informacione të detajuara në lidhje me rastin.

Më herët, një pjesë e mediave transmetuan se ekzistojnë dyshime për masat që nuk janë ndërmarrë në kohë për të shpëtuar jetën e foshnjës në spitalin e Manastirit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More