Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

nga D. V.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë, Shemsi Syla, dhe Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, pritën në takim Kancelarin Federal dhe Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, Martin Pfister, të shoqëruar nga delegacioni i tij.

Ministri Maqedonci theksoi rolin kyç të diasporës sonë në Zvicër si një urë lidhëse mes dy vendeve, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimin e vendit tonë.

“Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve dhe edukimit ushtarak – një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu, ministri Maqedonci informoi homologun zviceran për arritjet e FSK-së ndër vite dhe theksoi rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si garanci për stabilitetin e qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dy ministrat u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke konfirmuar përkushtimin e ndërsjellë për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More