Maqedoni, 9 shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

nga D V

Shkup, 3 shtator – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se e hëna e ardhshme (9 shtator) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët .

Siç njoftojnë nga ministria, të hënën do të shënohet Dita e Pavarësisë së Republikës, e cila është më 8 shtator (e diel).

“Në përputhje me Ligjin për Festat e RM-së (“Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 21/98 dhe 18/07), 9 shtatori (e hënë) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të faktit se 8 shtatori – Dita e Pavarësisë së Republikës bie ditën e diel. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ua uron të gjithë qytetarëve Ditën e Pavarësisë”, thonë nga ministria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More