Maqedonia e Veriut dëshiron ta importojë mbeturina nga BE-ja, i ofrohet për ta ndihmuar në menaxhimin e tyre

nga D V

Shkup, 27 shkurt –  Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar një rregullore të re për menaxhimin e mbeturinave dhe Maqedonia e Veriut është ofruar për të ndihmuar. Vendi tani është në shoqërinë e 23 vendeve të tjera që kanë informuar BE-në se duan të pranojnë mbeturina.

Nga rajoni, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë gjithashtu të interesuara për importe. Edhe ata gjithashtu nuk janë pjesë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Sipas “Deutsche Welle“, tani i takon BE-së të vendosë nëse RMV ka kapacitet për të menaxhuar me këto lloj mbetjesh në mënyrë të shëndoshë mjedisore.

“Eksporti i mbetjeve jo të rrezikshme, të njohura si mbetje të “listës së gjelbër”, në përgjithësi do të ndalohet në vendet jo anëtare të OECD-së. Përjashtim nga ky rregull do të bënin vendet që kanë kapacitete që plotësojnë kërkesat për mbrojtjen e mjedisit për përpunimin e këtyre mbeturinave”, thonë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Qëllimi është të parandalohen eksportet e paligjshme të mbetjeve nga vendet anëtare të BE-së në vendet e treta dhe në vend të kësaj, të trajtohen mbetjet në një mënyrë që të mos dëmtojë mjedisin.

Sipas eko-aktivistëve në vend, arsyet pse Maqedonia ka shprehur interesim për importimin e mbeturinave nga BE-ja janë të kuptueshme, kryesisht për qëllime industriale. Por dëmet që mund të ndodhin janë ana tjetër e historisë.

Rregullorja e re evropiane hyn në fuqi pas dy vitesh, në maj të vitit 2027.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More