Maqedonia e Veriut me trajner të ri në ekipin A

nga Xh M

Ekipi i futbollit i Maqedonisë së Veriut do të jetë me trajner të ri, pasi paraprakisht kishte përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Bllagoja Milevskin.

“Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e sotme vendosi të zgjedhë një trajner të ri për përfaqësuesesn “A” të Maqedonisë. Dhe trajneri i ri është emëruar Goce Sedloski”, raportoi Federata e Futbollit e Maqedonisë.

Trajneri është propozuar nga Komiteti për Zgjedhjen e Trajnerit. Ky komitet Masar Omeragiç, Goran Pandev, Nikollçe Noveski, Agim Ibraimi dhe Marjan Stojkovski.

Ndryshe, Sedloski ka qenë trajner i ekipit A të Maqedonisë në gusht të vitit 2012, ndërsa ka udhëhequr edhe Shkupin, Vllazinën e Shkodrës, Vardarin, Dinamo Zagrebin, Rigën e Letonisë dhe Shirokin e Bosnjës.

Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e 1 dhjetori vendosi të mos ia vazhdojë kontratën trajnerit kryesor përfaqësues “A” të Maqedonisë, Bllagoja Milevskit, mandati i të cilit skadoi më 30 nëntor 2025, dhe që nga viti 2014 ishte i përfshirë në punën e dy ekipeve më të rëndësishme të përfaqësueses së Maqedonisë.

Maqedonia e Veriut në muajin mars do të vazhdojë garat për kualifikim në Kupën e Botës për futboll. Ndeshja e radhës do të luhet në Kopenhagë në stadiumin me 38 mijë shikues.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More