Mjegull në akset rrugore Dibër – Strugë, Kumanovë – Kriva Pallankë dhe Veles – Katllanovë

nga Xh M

Kriva Palankë, 22 dhjetor – Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 150 metra ka në akset rrugore Dibër – Strugë, Kumanovë – Kriva Palankë dhe Veles – Katllanovë, informon NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, vende-vende në rrugë të lagështa. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More