Shkup, 13 janar – Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënon shkallë të lartë të vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit, shkruan Euronews.
Nga vendet fqinje, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi matin gjithashtu nivele të larta ndotjeje.
Hulumtimi i “Njuvenhajsen” nxjerr në pah sfidat e ndryshme me të cilat përballen pjesë të ndryshme të Evropës, përfshirë vendet në Evropën Juglindore, si Maqedonia, në trajtimin e ndotjes së ajrit.