Maqedonia e Veriut në OKB votoi kundër mëvetësisë së palestinezëve

nga D. V.

Shkup, 9 prill –  Në seancën e Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB, Maqedonia ka votuar kundër dy rezolutave për Palestinën të cilat Këshilli i miratoi.

Maqedonia votoi kundër që Izraeli të okupojë territoret palestineze dhe
Kundër që të mëvetësohet populli palestinez.

Në vendimin e parë kundër votuan vetëm Maqedonia e Veriut, Çekia dhe Etiopia, kurse në vendimin e kundër kundër votuan vetëm Maqedonia e Veriut dhe Çekia.

Maqedonia deri më tani asnjëherë nuk ka votuar kundër mëvetësisë së popullit palestinez. Vitin e kaluar, në tetor, Maqedonia u bë anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB për periudhën 2025 – 2027.

Shefja e misionit aktual të OKB-së në Maqedoni, Teuta Agai Demjaha është tërhequr si ambasadore nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka, pas çfarë në media shtrojnë dilemën se kush votoi në emrin e Maqedonisë në këtë Këshill.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More