Athinë, 17 tetor – Rruga e Maqedonisë për në Evropë kalon përmes Greqisë dhe respektimit të Marrëveshjes së Prespës, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis, në konferencën e sotme për media të mbajtur në Selanik.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për perspektivën e vendit në BE, Marrëveshjen e Prespës dhe një takim të mundshëm mes dy kryeministrave, Marinakis komentoi se ishte i kënaqur që u pyet dhe se kishte mundësinë të përgjigjej nga Selaniku, duke përsëritur qëndrimet e qeverisë aktuale.
Ai përkujtoi se si opozitë nuk e votuan Marrëveshjen dhe se më pas Mitsotakis “tha se pasi votohet nuk mund të anulohet”, përsëriti edhe një herë pse Greqia nuk i ka ratifikuar ende memorandumet dhe theksoi se shteti fqinj duhet të bëjnë atë që nënkupton.
– Respektimi (i Marrëveshjes së Prespës) është parakusht i domosdoshëm për këtë rrugë, kjo nuk diskutohet dhe as nuk do të ndryshojë diçka në këtë deklaratë dhe qëndrim, që është edhe qëndrimi ynë kombëtar. Mendoni se sa të justifikuar janë qeveria greke dhe kryeministri personalisht që nuk nxituan, siç kërkuan partitë e tjera në parlamentin grek, për të ratifikuar memorandumet përkatëse, të cilat në fakt do të kishin dhënë gjithçka, përpara se fqinjët tanë të kishin bërë minimumin. Ne presim që ata të bëjnë minimumin dhe të dukshmen që të kenë ndonjë diskutim tjetër, tha Marinakis.