Marrëdhëniet Shkup – Lubjanë, memorandum bashkëpunimi në administratë

nga Xh M

Shkup, 4 prill – Partneriteti do të sjellë rezultate konkrete në modernizimin e Administratës Publike dhe do të jetë shembull për bashkëpunim të suksesshëm rajonal, u tha gjatë nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, dhe ministrit të Administratës Publike të Republikës së Sllovenisë, Frank Props.

Ky memorandum hapet një kapitull i ri në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e administratës publike, tha Minçevi, duke shtuar se është memorandumi i dytë i këtij lloji i nënshkruar me një vend nga rajoni dhe i pari me një vend anëtar të Bashkimit Evropian, gjë që, siç theksoi ai, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian të vendit.

“Vizionin tonë e kemi ndërtuar mbi krijimin e një administrate publike moderne, efikase dhe transparente, që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, jo vetëm që mësojmë nga përvojat e suksesshme sllovene, por gjithashtu krijojmë bazë për iniciativa të përbashkëta që do të sjellin përmirësime konkrete në sektorin publik.”, – deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

“Ndarja e përvojave nga administrata sllovene mund të jetë shumë e dobishme në zbatimin e reformave evropiane. Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe në krijimin e një administrate publike më efikase dhe transparente, në dobi të qytetarëve dhe ekonomisë së të dyja vendeve.”, – theksoi ministri slloven i Administratës Publike, Frank Props.

Memorandumi parasheh bashkëpunim në disa aspekte kyçe – përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore, përmes zbatimit të praktikave më të mira evropiane për përzgjedhjen, trajnimin dhe zhvillimin e stafit administrativ, si dhe fuqizimin e zhvillimit profesional të nëpunësve administrativë përmes trajnimeve të përbashkëta dhe zbatimit të programeve bashkëkohore arsimore.

Gjithashtu, memorandumi parasheh mbështetje për menaxhimin e cilësisë në Administratën Publike, përmes përdorimit të mjeteve moderne për matjen e performancës dhe përmirësimin e efikasitetit institucional, zhvillimin e zgjidhjeve digjitale inovative për përmirësimin e qasjes në shërbimet publike dhe automatizimin e proceseve, afrimin me standardet evropiane përmes harmonizimit të kornizës ligjore dhe institucionale me rregulloret e BE-së, si dhe ndjekjen dhe vlerësimin e reformave për një planifikim dhe përshtatje më të mirë të politikave në përputhje me nevojat reale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More