Regjistrohet një rast i ri me kollën e keqe në Kumanovë

nga Xh M

Kumanovë, 4 prill – Një rast i ri me kollë të keqe është raportuar në periudhën nga data 28 mars deri në ditën e djeshme, një më shumë se shtatëditori paraprak, kur nuk ishte raportuar asnjë rast, njofton sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Rasti është nga Kumanova, nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç dhe i pavaksinuar me një vaksinë që përmban përbërësin e pertusisit. Rasti nuk është shtruar në spital”, – sqaron ISHP.

Në periudhën 2024/25, nga dita e djeshme, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 1186 persona të sëmurë nga kolla e keqe.

Sipas të dhënave, incidenca më e lartë prej 265.1/100.000 banorë është regjistruar në Kratovë, në Shkup – 137.2/100.000 dhe 103.3/100.000 në Kumanovë.

ISHP rikujton se epidemia në territorin e qytetit të Shkupit është ende në vazhdim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More