Marshi i engjëjve: Po e presim aktakuzën për policët

nga Xh M

Koçan, 29 nëntor – “Deri kur do të shtyhet drejtësia, deri kur do të shtyhet e vërteta dhe deri kur do të shtyhen jetët tona?!” – pyetën sot prindërit e fëmijëve të vrarë në tragjedinë e Koçanit, të pakënaqur nga shtyrja e seancës së dytë gjyqësore për rastin “Pulse”.

Marshi për engjëjt nisi nga Parku i Revolucionit në Koçan, me mesazhin se po marshojnë “me dashuri, me dhimbje dhe me dinjitet – në emër të atyre që nuk mund të ecin më”.

Organizatorët theksuan se ky marsh nuk është protestë, por një fjalë e qetë dhe dinjitoze kundër padrejtësisë dhe një rikujtim se pas çdo lënde gjyqësore qëndrojnë jetë njerëzish, familje dhe dhimbje që nuk shuhet. Prindërit thanë publikisht se nuk do të heshtin dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë gjykim të drejtë për tragjedinë në diskotekën “Pulse”, në të cilën humbën jetën 63 të rinj.

“Seanca e dytë e shtyrë nuk ishte vetëm shtyrje administrative. Ishte edhe një goditje tjetër për 63 familjet. Edhe një pauzë që e thellon dhimbjen tonë. Edhe një pengesë në rrugën drejt drejtësisë. Por edhe një dëshmi tjetër se: NE NUK DO TË DORËZOHEMI! NE NUK DO TË TËRHIQEMI! NE NUK DO TË HESHTIM! Dhe në fund, duam të themi qartë: po e presim aktakuzën për policët. Po e presim përgjigjen ndaj pyetjes: Kush dhe pse nuk reagoi me kohë? Kush nuk e kreu detyrën zyrtare? Pse, sipas deklaratave që i dëgjojmë, është refuzuar të jepet ndihmë kur kanë mundur të shpëtohen jetë?”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More