Marshi i tridhjetë protestues “Marshi për engjëjt” në Shkup

nga Xh M

Shkup, 15 nëntor – Në organizim të Shoqatës së qytetarëve “16 Marsi 2025” nga Koçani dhe nisma “Kush e ka radhën”, sot, me fillim në orën 12:05 do të mbahet marshi i 30-të protestues “Marshi për engjëjt” i cili do të fillojë nga sheshi “Maqedonia”.

Siç bëjnë të ditur organizatorët, marshi ka për qëllim ta përkujtojë publikun për nevojën për një luftë të vazhdueshme dhe të bashkuar për drejtësi.

“Jemi të vetëdijshëm se rruga drejt drejtësisë do të jetë e gjatë dhe e vështirë, e mbushur me rezistencë dhe qëllime të shtrembëruara. Por nëse gjejmë pikën e përbashkët dhe qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, sistemi nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të veprojë siç kërkon populli”, thonë organizatorët.

Rruga përshin lëvizjen nga sheshi “Maqedonia”, përgjatë Kuvendit, deri në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Para Kuvendit dhe Gjykatës janë paralajmëruar fjalime dhe paraqitje, ndërsa dy deklarata qendrore do të jepen në vetë fillimin e protestës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More