MASH: Është bërë pagesa e bursave për nxënës dhe studentë

nga D V

Shkup, 25 dhjetor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se mjetet e bursave për nxënës për katër muaj dhe mjetet e bursave  për studentë  për tre muaj janë transferuar te shfrytëzuesit ekzistues dhe shfrytëzuesit  e rinj.

“Pagesa e bursave, tani e tutje do të realizohet rregullisht. Mbështetja financiare për nxënësit dhe studentët është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse lehtëson procesin arsimor dhe stimulon përkushtimin për rezultate më të mira. Ministria mbetet e përkushtuar për të rinjtë. Përmes bashkëpunimit të mirë të drejtpërdrejtë, vazhdojmë të përmirësojmë standardin e nxënësve dhe studentëve”, thekson MASH në postim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More