MASH: Sot përfundon paraqitja e parë nga afati i qershorit për regjistrim në shkollat e mesme

nga D. V.

Shkup, 17 qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se sot është dita e fundit për parashtrimin e aplikimeve në kuadër të paraqitjes së parë të regjistrimit në afatin e qershorit për regjistrim në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025-2026.

Aplikimet mund të parashtrohen deri në fund të ditës. Paraqitja e dytë është më 30 qershor, ndërsa lista përfundimtare e renditjes pas të dy paraqitjeve do të publikohet nga shkollat më 2 korrik.

“Ju rikujtojmë se regjistrimi është elektronik dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre të përdoruesit në schools.mk. Njëkohësisht, reagojmë dhe demantojmë artikujt në disa media, ku thuhet se sistemi funksionon me vështirësi ose është bllokuar plotësisht”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Nuk ekziston asnjë sfidë në punën e platformës, në të cilën deri më tani janë parashtruar 13,200 aplikime, që do të thotë se pjesa më e madhe e gjysmëmaturantëve të shkollave të mesme janë paraqitur tashmë për të vazhduar arsimimin e tyre.

Ministria i’u del në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për mbështetje gjatë aplikimit.

Konkursi me vende të lirë të punës është shpallur në këtë link.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More