MASH: Vit shkollor të suksesshëm nxënësve dhe mësimdhënësve

nga D. V.

Shkup, 1 shtator – Ministria e Arsimit dhe Shkencës u uron vit të suksesshëm shkollor të gjithë mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, nxënësve dhe familjeve të tyre.

“Me shëndet të mirë dhe përkushtim të fortë ndaj mësimit dhe punës, të realizojnë detyrimet dhe synimet e tyre personale. Inkurajojmë nxënësit që me kureshtje të ecin në rrugën e dijes, e cila është mjeti më i fuqishëm për sukses që secili mund ta marrë me vete gjatë jetës. Të jenë këmbëngulës në përballimin e sfidave dhe t’i shohin ato si mundësi të reja për rritje personale dhe prosperitet”, thuhet në kumtesë.

Nga MASH mësimdhënësve dhe të gjithë punonjësve në shkolla u shprehim mirënjohje dhe respekt të sinqertë.

“Ata janë shtylla e arsimit dhe së bashku me prindërit/kujdestarët, duhet të vazhdojnë t’u tregojnë rrugën drejt suksesit brezave të rinj. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të angazhohet për arsim cilësor, bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Bashkëpunimi dhe mbështetja janë të nevojshme. Bëjmë thirrje për unitet në ndërtimin e shkollave të mbushura me dije dhe respekt, në krijimin e mjedisit ku të rinjtë do të dëshirojnë të qëndrojnë dhe ta investojnë potencialin e tyre. Suksese të gjithëve!”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More