Matura shtetërore, Janevska pret rezultate më objektive në krahasim me vitet e kaluara

nga Xh M

Shkup, 31 maj – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në ditën e zhvillimit të provimit ekstern të maturantëve deklaroi se këtë vit pret rezultate më objektive në krahasim me vitet e kaluara.

“Përgatitjet kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Është biseduar me drejtuesit e shkollave, mbikëqyrësit dhe testuesit, dhe besoj se do të angazhohen që të mos përsëriten situata si në të kaluarën, kur grupe të tëra nxënësish kopjonin, kishin përgjigje identike të sakta dhe të pasakta, ese identike e kështu me radhë. Rikujtoj se rregullorja është ashpërsuar. Besoj se askush nuk dëshiron pasoja negative,” tha Janevska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More