Mbahet në Tiranë Samiti i V i Gruas Shqiptare të Diasporës, Hasani: Vota e diasporës, moment historik

nga D V

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë sot në Samitin e V të Gruas Shqiptare të Diasporës.

Në fjalën e tij gjatë këtij samiti, Hasani vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së grave të diasporës në procesin zgjedhor të ardhshëm, duke e cilësuar votën e tyre si një moment historik për demokracinë shqiptare.

“Një lajm i mirë është që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vota e anëtarëve të Diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës, duke bërë të mundur një të drejtë kushtetuese, por dhe një kërkesë të vazhdueshme nga diaspora jonë. Vota e diasporës është një moment historik dhe një “borxh” që u kthehet shqiptarëve që jetojnë jashtë”, u shpreh ministri Hasani.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e Gruas Shqiptare, ministri Hasani vuri theksin tek krijimi i Regjistrit të Diasporës së Kualifikuar dhe zbatimi i programeve kombëtare dhe atyre të përbashkëta me institucione ndërkombëtare.

Ai shtoi se, “tërheqja e anëtarëve të kualifikuar të diasporës është një nga sfidat më të rëndësishme për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe strukturat e saj”.

“Me kënaqësi konstatoj se këtij regjistri i shtohet edhe ky rrjet i Gruas së Diasporës Shqiptare”, theksoi Hasani

Samiti i V i Gruas së Diasporës, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës, mblodhi për të pestin vit radhazi në Tiranë përfaqësuese të diasporës nga mbarë bota.

Samiti u mbajt nën moton “Leading the Way to the European Union,” duke theksuar rolin udhëheqës të grave shqiptare në përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More