Mbappe fiton gjyqin ndaj PSG-së, klubi detyrohet t’i paguajë 61 milionë euro

nga D. V.

Kylian Mbappe ka dalë fitues në betejën ligjore kundër Paris Saint-Germain.

Gjykata e punës në Paris ka vendosur që PSG duhet t’i paguajë rreth 61 milionë euro yllit francez për paga dhe bonuse të papaguara në fund të kontratës së tij, e cila përfundoi në verën e vitit 2024.

Vendimi është me ekzekutim të menjëhershëm, çka do të thotë se klubi parizien duhet ta shlyejë shumën sapo të marrë aktgjykimin, raporton Le Parisien.

Avokatët e Mbappes e kanë cilësuar këtë si një fitore të rëndësishme, duke theksuar se ligji i punës vlen për të gjithë, edhe në futbollin profesionist.

Rasti mbyll një kapitull të gjatë tensionesh mes Mbappes dhe PSG-së, ndërsa sulmuesi tashmë është pjesë e Real Madridit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More