Mbi 3 mijë inspektime të shëndetit publik në shkolla e spitale

nga D. V.

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka bërë publik sot bilancin  inspektimeve të kryera gjatë vitit 2025 në institucionet publike dhe private në vend.

Në një videomesazh përcjellë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bëhet me dije se ISHSH ka realizuar 3884 inspektime në institucionet arsimore dhe 73 inspektime në spitalet publike dhe jopublike në vend.

Gjithashtu, ISHSH ka kryer edhe 3598 inspektime në hotele, bujtina, restorante, pishina dhe subjekte socio-kulturore.

Sipas ISHSH, gjatë vitit 2025 janë kryer edhe 1190 inspektime në subjektet stomatologjike dhe 3552 inspektime për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.

Instituti Shëndetësor Shtetëror mbetet i angazhuar për forcimin e rolit të shëndetit publik, parandalimin e rreziqeve shëndetësore dhe mbështetjen e politikave kombëtare, me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More