Mbi 600 raste pozitive me COVID-19 dhe tri vdekje në dy javët e fundit

nga D V

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në dy javët e fundit janë raportuar 661 raste pozitive dhe tri raste të vdekjes nga COVID-19.

“Nga 661 rastet e raportuara gjatë kësaj periudhe kohore, rezulton se grup-mosha më e prekur janë: 50-59 vjeç me 119 raste dhe grup-mosha 20-29 vjeç me 116 raste, me moshë mesatare prej 49.3 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK shton se vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes.

“Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka rekomanduar:

Ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve

Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbjajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19

Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit

Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe

Të vaksinohet dhe ri-vaksionohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç

Personat me shenja të sëmundjes të testohen

Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhet sipas Udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More