Rrugët me emra personalitetesh shqiptarë në Shkup, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë nismën e “Levicës”

nga Xh M

Shkup, 14 dhjetor – Gjykata Kushtetuese hedh poshtë nismën e “Levicës” për të kontestuar vendimin për ndryshimin e emrave të disa rrugëve në Shkup, gjatë mandatit të Petre Shilegov.

“Levica” ka kontestuar emërimin e rrugëve me emra të personaliteteve sikurse Adem Demaçi, Ernest Koliqi, Mit`hat Frashëri dhe Sulë Hotla, duke e quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ky vendim i miratuar nga pushteti I atëhershëm lokal LSDM-BDI ishte një masë populiste për të mobilizuar vota zgjedhore nga trupi votues shqiptar dhe në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit për emërimin e rrugëve, urave dhe shesheve. Ligji ofendon ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas dhe shkakton ndasi midis bashkësive etnike” – thonë nga “Levica” duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese se me këtë vendim legjitimon procesin e fshirjes së ASNOM-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More