Mbledhje e KQ të LSDM-së, do të kompletohet udhëheqësia e partisë

nga D V

Shkup, 27 nëntor – Në selinë e LSDM-së sonte mbledhje do të mbajë Këshilli i porsazgjedhur Qendror i partisë, ndërsa sipas paralajmërimeve të liderit të partisë, do të zgjidhet Këshilli i ri Ekzekutiv dhe nënkryetarët e partisë.

“Tani kemi Këshill të ri Qendror. Nesër do të mbajë mbledhje Këshilli Qendror dhe do ta zgjedhë edhe këshillin e ri ekzekutiv dhe nënkryetarët. Tashmë do të vendosen të gjitha strukturat në parti dhe mund të flasim për çfarëdo lloj takimesh”, deklaroi dje lideri i LSDM-së, Venko Filipçe pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska – Davkova.

Mbledhja e Këshillit Qendror, siç informoi sot LSDM, është caktuar për në orën 19.

Në kongresin e 30-të të partisë të mbajtur të dielën ishte zgjedhur Këshilli i ri Qendror i partisë, ndërsa zëvendëskryetare ishte zgjedhur Fani Karanfillova – Panovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More