Mblidhet KQZ-ja, vijon ndërrimi i qendrave të votimit, deri tani 246 kërkesa

nga D. V.

Në periudhën për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 1 korrik, janë pranuar 246 kërkesa, prej të cilave 212 janë aprovuar, ndërsa 34 të tjera janë refuzuar për shkak të dokumentacionit të paplotësuar, u vu në dukje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

U tha se nga shpallja e datës së zgjedhjeve lokale 2025 dhe deri më 1 korrik, janë realizuar një në tërësi 33 aktivitete nga 269 sa janë planifikuar në përgjithësi, ndërsa një pjesë tjetër është në zhvillim e sipër.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se ka filluar programi orientues për trajnimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, i cili fillimisht është mbajtur për anëtarët e disa komunave dhe do të vazhdojë edhe gjatë javës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More