Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Llaskarcë, lëndohet rëndë motoiklisti nga Gostivari

nga D. V.

Më 01.07.2025 në orën 14.20 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në afërsi të f. Llaskarcë, rrethi i Shkupit, ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Bmv” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga S.Z. (40) nga f. Llaskarcë, rrethi i Shkupit dhe një motoçiklete “Harli Dejvidson” me targa kombëtare amerikane, e drejtuar nga I.G. (52) nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, ndërsa lëndime trupore vozitësi i automjetit të pasagjerëve, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. U bë këqyrje e vendgjarjes nga prokurori publik dhe nga ekipi i SPB Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More