MBPEU-Maqedoni: Janë paguar mbi 39 milionë denarë për 663 prodhues të orizit

nga D. V.

Shkup, 26 dhjetor – Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) njofton se sot është realizuar pagesa e mjeteve në vlerë prej 39.065.031 denarë për 663 prodhues të orizit.

“Pagesa ka të bëjë me mbështetje financiare prej 6 denarësh për kilogram oriz të papërpunuar të dorëzuar në qendrat grumbulluese, për periudhën nga 1 mars deri më 30 shtator 2025. Me këtë pagesë janë përfshirë të gjithë prodhuesit e orizit nga korrja e kaluar.

Qëllimi ynë mbetet forcimi i prodhimit vendor dhe mbështetja e vazhdueshme e fermerëve”, thonë nga Ministria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More