Norma preferenciale e TVSH-së prej 5% për apartamentet e reja do të zbatohet deri në fund të vitit 2028

nga D. V.

Shkup, 26 dhjetor – Edhe pas 1 janarit 2026, norma preferenciale e TVSH-së prej 5% do të zbatohet për apartamentet e reja, pasi Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas ndryshimeve, afati për zbatimin e normës preferenciale prej 5% për qarkullimin e parë të ndërtesave të banimit dhe apartamenteve në pjesën në të cilën ato përdoren për qëllime banimi dhe që do të kryhet brenda pesë viteve pas ndërtimit, zgjatet nga 1 janari 2026, deri më 31 dhjetor 2028.

Sipas Ligjit në fuqi, norma preferenciale e TVSH-së prej 5% për apartamentet e reja ishte planifikuar të zbatohej deri më 31 dhjetor 2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More