“Mbrohu nga vjedhjet”, fushata edukative-parandaluese në zonën e SPB Ohër

nga D V

Ohër, 19 korrik – Departamenti për parandalim pranë SPB Ohër këto ditë në kuadër të fushatës “Verë e sigurt”, në të gjithë zonën po zhvillon disa fushata edukative-parandaluese “Mbrohu nga vjedhjet”.

Ekipet të nëpunësve policor patrullojnë në disa pjesë të qytetit dhe, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, u kujtojnë atyre rregullat bazë se si të mbrojnë shtëpitë e tyre nga vjedhja, cila është gjëja më e dobishme për të mbrojtur automjetet e tyre nga vjedhja në parkingje, por edhe sendet me vlerë nga grabitjet në plazh.

“Parandaloni vjedhjet tinzake, ruani portofolin, celularin dhe laptopin, mbroni automjetin”, janë disa nga temat për të cilat nëpunësit policor japin këshilla praktike për qytetarët nëpër qytet dhe në plazhe. Në të njëjtën kohë, qytetarëve u shpërndahen fletushka me përmbajtje edukative me udhëzime për parandalimin e vjedhjeve dhe krimeve të tjera pronësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More