Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

nga D V

‘Institute for Technology and Society’, në bashkëpunim me Platforma Civikos dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi po vazhdon me forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në njoftim thuhet se gjatë një programi dy-ditor trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre mbi standardet dhe praktikat më të mira për mbrojtjen e të dhënave, duke përmirësuar kështu sigurinë e informacionit në institucionet ku ata veprojnë.

“Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u certifikuan nga Treccert, duke përfituar njohje ndërkombëtare për aftësitë dhe ekspertizën e tyre në këtë fushë të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë sektorët në Kosovë”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.

“Me këto iniciativa, po kontribuojmë në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe të ndërgjegjësuar për rëndësinë e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në Kosovë”, thuhet tutje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More