Më 11 Janar 2026, mbahen zgjedhjet në 4 komunat ku nuk u arrit censusi

nga D. V.

Shkup, 12 nëntor – Më 11 Janar 2026, banorët e katër komunave që nuk e kaluan pragun e daljes në zgjedhjet lokale do të votojnë sërish për kryetar komune, ka konfirmuar për TV 24 një funksionar i lartë qeveritar.

Zgjedhjet do të zhvillohen në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.

Sipas informacioneve të TV 24, pritet që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, t’i shpallë ato më së voni deri të hënën.

Koalicioni AKI do të garojë me të njëjtët kandidatë, ndërsa nga koalicioni VLEN nuk përjashtohet mundësia që të garojnë me emra të rinj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More