Më 15 tetor, konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane

nga Xh M

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi Pozicionin e BE-së për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë me Shqipërinë.

Kjo i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, në 15 tetor, në Luksemburg.
Në një reagim të saj, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u shpreh se “Ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së.

Ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More