Më ftohtë në Berovë -10 gradë, në Shkup -5 gradë

nga D V

Shkup, 12 shkurt – Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë ku janë matur -10 gradë, – 8 në Kriva Pallankë dhe Kodrën e Diellit, -6 në Veles, -5 në Shtip dhe Shkup-Petrovec, – 4 në Hanet e Mavrovës, Strumicë, Krushevë, Vinicë dhe Shkup-Zajçev Rid, – 3 në Manastir dhe Kavadar, -1 në Prilep dhe Ohër, 0 në Pretor dhe Gjevgjeli.

Lartësia e shtresës së dëborës në orën 7 të mëngjesit ishte 31 centimetra në Kodrën e Diellit dhe 13 në Hanet e Mavrovës.

Siç informon DPHM, mëngjesi është i ftohtë, gjatë ditës me vranësira mesatare deri në të mëdha. Pasdite dhe kah fundi i ditës kryesisht në rajonet malore lindore dhe perëndimore do të ketë paraqitje të borës së dobët të përkohshme.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup mëngjesi është i ftohtë, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtëra me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë 9 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More