Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, më ngrohtë në Gjevgjeli

nga D V

Shkup, 18 dhjetor – Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Janë matur 4 gradë nën zero në Berovë, minus 3 në Manastir, minus 2 në Tetovë, Shkup-Petrovec, Hanet e Mavrovës, Demir Kapi, minus 1 në Veles, Prilep, Strumicë, Dibër, 0 në Ohër, Kriva Pallankë, Shtip, Kumanovë, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, 1 në Pretor, 2 në Vinicë, Kodrën e Diellit, 4 në Krushevë dhe 6 në Gjevgjeli.

Në orën shtatë, shtresa e dëborës në Kodrën e Diellit ishte 34 centimetra, në Hanet e Mavrovës 26 centimetra.

Moti gjatë ditës pritet të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, më të mëdha pasdite. Është paralajmëruar të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura maksimale pritet të arrijë nga 8 deri në 17 gradë. Në Shkup, temperatura maksimale është paralajmëruar të arrijë deri në 13 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More