Kreu i PAA, Agron Duka, i ftuar në Quo Vadis të Moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se kodi aktual penalizon partitë e vogla.
Ai tha se sikur të kishte një Kod tjetër PAA do të garonte e vetme, dhe nuk do të njësohej me Partinë Demokratike.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Zoti Duka, menduat një moment të iknit nga PD?
Duka: Ku ka më bukur nëse do të kishte Kod tjetër dhe në të konkuronim vetëm. Në këto kushte është e pamundur, ne jemi “Shah Mat”. Kush është ajo parti politike që do të njëhësohet në parti tjetër. Nëse do kishim një Kod Zgjedhor proporcional Kombëtar ne do të konkuronim vetëm.