Berovë, 7 tetor – Me një investim total prej 3,7 milionë euro, Drejtoria doganore do të punojë në vendosjen e pikës së re kufitare Strumjani-Berovë (Klepalo). Për këtë projekt është siguruar një grant prej 3,1 milionë euro nga Programi IPA 3 i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë dhe 551,548 euro janë bashkëfinancim kombëtar. Sot në Berovë u mbajt manifestimi me rastin e fillimit të projektit për themelimin e pikës së re kufitare, në të cilin u drejtuan drejtori i Drejtorisë doganore Boban Nikollovski, ministri i vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski dhe drejtori i Sekretariatit të Përbashkët të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar me Republikën e Bullgarisë, Toni Jakimovski.
Ministri Perinski thotë se programi, përkundër mosmarrëveshjeve të vazhdueshme politike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, dërgon një mesazh pozitiv deri te të gjitha palët e interesuara se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mund të kontribuojnë për rritje dhe prosporitet të rajonit kufitar, me të cilin do të mundësohet një jetë më cilësore për qytetarët, që në thelb është edhe synimi i programit IPA, i financuar nga Bashkimi Evropian.

“Fillimi i këtij projekti strategjik të shumëpritur ka një rëndësi të madhe për shumë arsye, si për vendin tonë, ashtu edhe për të gjithë rajonin kufitar. Hapja e pikës kufitare Klepalo do të ketë përfitim të rëndësishëm për lidhjen rajonale, do të përmirësojë dhe lehtësojë komunikimin midis dy vendeve dhe do të sigurojë akses të drejtpërdrejtë në autostradën Struma në Bullgari, e cila është një pjesë e rëndësishme e rrjetit të transportit trans-evropian. Shfrytëzimi i kësaj pike kufitare, përveç kursimit të kohës, do të nënkuptojë edhe lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve dhe do të krijojë kushte për zhvillim ekonomik në rajonin e Maleshevit, i cili ka të gjithë potencialin për zhvillimin e turizmit. Ky është vetëm një projekt tjetër që financohet përmes programit IPA, të financuar nga Bashkimi Evropian, zbatimi i të cilit do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe në interes të qytetarëve”, thekson Perinski.
Drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski theksoi se vendosja e pikës kufitare Klepalo si dhe rikonstruimi dhe përmirësimi i pikës kufitare Deve Bair, dërgojnë mesazh të fuqishëm se Maqedonia është fuqishëm e përkushtuar në procesin e anëtarësimit në BE, me ç’rast do të investohet në përmirësimin e menaxhimit kufitar të të gjitha pikave kufitare.

Ngjarja e sotme, siç thotë, është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë në procesin e anëtarësimit në BE, ku vendosja e vendkalimit Strumjani – Berovë është një nga projektet strategjike.
Nikollovski, gjithashtu, tha se me këtë projekt pritet përmirësimi i lidhjes rajonale, rritje e fluksit të njerëzve, avncimin e marrëdhënieve ekonomike dhe përforcikimin e lidhjeve tregtare.
Drejtori i Sekretariatit të përbashkët të Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Bullgarisë, Toni Jakimovski thotë se vendosja e një pike të re kufitare Strumjani – Berovë (Klepalo) është një hap i rëndësisishëm në përforcimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve fqinje.

Investimi i përgjithshëm për vendosjen e pikës kufitare është 11,1 milionë euro, ku 7,7 milionë euro janë grant përmes Programit IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar të BE-së, ndërsa mjetet e mbetura janë bashkëfinancim kombëtar nga Maqedonia dhe Bullgaria.