Më pak aksidente, por më shumë viktima në 3 muaj

nga Xh M

301 aksidente kanël ndodhur në 3 muaj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i ngjarjeve rrugore është në ulje, por është rritur numri i viktimave.

Bie numri i aksidenteve, por rritet ndjeshëm i viktimave. Në 3 muajt e parë të vitit Policia e Shtetit dhe INSTAT konfirmojnë 301 aksidente, nga 377 të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Por nëse vitin e kaluar nga janari në mars 34 persona humbën jetën rrugëve të vendit, këtë vit janë 52 viktima. Shkak për aksidentet janë disa faktorë.

Nuk mungojnë as rastet kur shkaktarë kanë qenë edhe këmbësorët. Sipas të dhënave, numri më i lartë i aksidenteve është shënuar gjatë mesditës dhe kryesisht ditën e hënë e më pak të enjteve. Ndërsa shkaktarët e këtyre ngjarjeve rrugore më së shumti janë të moshës 35 deri në 44 vjeç.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More