Me rastin e vitit të ri shkollor kryeministri Mickoski dhe ministrja Janevska për vizitë në SHFK “Kiril Pejçinoviq” në Kisella Vodë

nga D. V.

Shkup, 1 shtator – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të vizitojnë SHFK “Kiril Pejçinoviq” në Komunën e Kisella Vodës.

Është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se në vitin shkollor 2025/2026 mësimin në shkollat fillore dhe të mesme do të ndjekin 245 mijë nxënës. Në arsimin fillor ka 177.800 nxënës prej të cilëve 17.250 filloristë, ndërsa arsimin e mesëm do ta ndjekin 67.200 nxënës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More