Më së ftohti në Berovë, më së ngrohti nesër në Gjevgjeli

nga D V

Shkup, 15 tetor – Në Berovë është matur temperatura më e ulët këtë mëngjes – vetëm 1 gradë. Katër gradë janë regjistruar në Lazaropole, 5 në Kriva Pallankë dhe Manastir, 6 në Shkup – Petrovec, Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Strumicë, Hanet e Mavrovës, 7 në Prilep, Dibër, Kumanovë, Veles, Kodrën e Diellit, 8 në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Pretor, Krushevë, Kavadar, ndërsa 9 në Vinicë, 10 në Gjevgjeli, informojnë nga DPHM-ja.

Nga DPHM-ja shtojnë se sot na pret mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale, sipas njoftimeve, do të arrijë nga 22 deri në 28 gradë.

Temperatura maksimale në Shkup pritet të arrijë deri 25 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More