Më së shumti shi në Kriva Pallankë

nga D. V.

Shkup, 5 gusht – Më së shumti shi gjatë 24 orëve të fundit ka ra në Kriva Pallankë, 91 litra në një metër katror, ndërsa më së paku në Pretor, dy litra në një metër kator.

Siç informoi DPHM, deri në ora 8 në mëngjes janë matur 68 litra në një metër katror në Vinicë, 46 në Berovë, 27 në Prilep, 16 në Tetovë, 14 në Shtip, 13 në Shkup – Petrovec, 9 në Manastir, 7 në Kumanovë dhe Krushevë, si dhe 5 litra në një metër katror në Demir Kapi.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me të reshura lokale të shiut dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi më të rrëmbyeshëm, bubullima, erë e fuqishme dhe paraqitje e izoluar e breshrit. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa pjesë të luginës i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura maksimale do të arrijë deri 26 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More