Më shumë se gjysma e europianëve janë kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe NATO

nga Xh M

Bruksel, 1 dhjetor – Më pak se gjysma e të anketuarve në Poloni, Francë, Gjermani dhe Itali do ta mbështesnin anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian dhe në NATO, edhe nëse do të arrihej një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës, tregojnë rezultatet e sondazhit mujor të agjencisë YouGov.

Sipas anketës, anëtarësimin e Ukrainës në BE e mbështesin 42% e polakëve, ndërsa 45% do ta donin si pjesë të NATO-s. Përqindje të ngjashme janë regjistruar edhe në Francë, Gjermani dhe Itali. Mbështetje dukshëm më e lartë është vërejtur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 69% mbështesin pranimin e Ukrainës në BE dhe 66% në NATO. Në Spanjë, mbështetja arrin 70% për BE-në dhe 62% për NATO-n.

Në përgjithësi, europianët e mbështesin vazhdimin e ndihmës financiare për Ukrainën, me britanikët dhe spanjollët që tregohen më të gatshëm – me 68% mbështetje.

Italia rezulton vendi më i përçarë për këtë çështje: 43% e mbështesin ndihmën financiare, ndërsa 40% janë kundër.

Rezultatet nuk tregojnë se si qëndron disponimi për vendet e Ballkanit Perendimor.

Sondazhi është zhvilluar nga 7 deri më 27 nëntor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More