Gjorgjievski: Nuk më duhen 25 pastruese dhe dhjetë shoferë në Qytetin e Shkupit

nga Xh M

Shkup, 1 dhjetor – Në administratën e Qytetit të Shkupit ka tepricë të të punësuarve. Kështu deklaroi sonte kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një intervistë për televizionin Telma.

Ai tha se një numër kaq i madh i të punësuarve nuk është i nevojshëm për funksionimin e Qytetit.

“Nuk më duhen 25 higjieniste. Ja po e them hapur, mua nuk më nevojiten 25 higjieniste, por ka aq në Qytetin e Shkupit. Nuk më duhen as dhjetë shoferë, unë ende vozitem vetë. Edhe në Kisella Vodë vozitesha vetë, edhe tani vozitem vetë. Kështu ndihem më i sigurt. Ky është zgjedhja ime personale. Nuk kam as sigurim, kam vetëm një bashkëpunëtor që më ndihmon rreth këtyre çështjeve,” tha Gjorgjievski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More